Nedim Bajrami “raketa” e Shqipërisë, ja kush janë “Top 5” kuqezinjtë më të shpejtë
“Ai është një djalë i ri në ngritje dhe ofron premtime të mëdha. Nuk ka rëndësi për ne nëse është nga Milano apo nga provinca, është një tabu që është kapërcyer dhe duhet t’i falënderoj klubet, të cilat nuk kanë ngritur kurrë ndonjë polemikë.”
Ata duan një arbitër cilësor, nuk u intereson nga vjen ai,” – ka deklaruar përcaktuesi i arbitrave Gianluca Rocchi kur u deklaruar se është emëruar Simone Sozza për derbin e Milanos.
Ai gjithashtu bëri një vlerësim të fillimit të sezonit: “Padyshim që kemi bërë disa gabime më tepër me VAR-in, ua thashë edhe larbitrave këtë. VAR ndihmon në parandalimin e gabimeve, por nuk duhet ta zëvendësojë arbitrin, i cili duhet të marrë vendimin përfundimtar. Është një mjet fantastik dhe duhet ta përdorim atë në potencialin e tij të plotë, kemi bërë gabime që nuk duhet t’i kishim bërë. Gjëja pozitive është se po zhvillojmë një grup shumë të ri, arbitra me pak përvojë dhe ata po zhvillojnë ndeshje të shkëlqyera në Serie A. Kjo është diçka që më motivon vërtet.”
Më pas ai u bëri thirrje abitrave të mos e teprojnë me pasojat e goditjeve: “Është diçka që ndodh në çdo fushë, me çdo klub dhe në çdo ndeshje. U kam kërkuar atyre të mos i ekzagjerojnë situatat që përfshijnë goditje në fytyrë, është diçka që është krijuar për të mbrojtur lojtarët. Por nëse përdoret për të marrë një karton të verdhë gabimisht për një lojtarë, kjo kthehet kundër, veçanërisht për vetë lojtarët. Ne gjyqtarët lëmë një përshtypje të keqe, por janë vetë lojtarët në fakt që dalin më keq në situate të tilla. Me simulim, për shembull, nuk mashtron vetëm gjyqytarin apo kundërshtarin, ai në të vërtetë, mashtron të gjithë. Shpresoj që ata ta përmbysin arsyetimin: gjyqtari mund të ketë bërë një gabim, por bashkëpunimi është i nevojshëm.”
Top Channel