Tragjedi në Dubai, trajneri i ekipit të ish-yllit spanjoll Salgado, vdes në moshën 36-vjeçare nga një atak në zemër
Te Interi rritet mundësia që Bisseck të jetë në fushën e lojës në derbin me Milanin në mbrëmjen e së dielës. Futbollisti gjerman që këtë vit është provuar në rolin e qendërmbrojtësit nga ana e trajnerit Chivu, në fakt ka fituar terren kundrejt Acerbit për të qenë titullar në repartin e vijës në pozicionin mes Akanji dhe Bastonit.
Por ky mes Bisseck dhe Acerbit është vetëm një prej balotazheve për formacionin e Interit. Dilema tjetër e Chivut është në mesfushë; kush do të jetë përkrah Calhanoglu dhe Barellas, Sucic apo Zielinski?
Për momentin kroati duket në avantazh kundrejt polakut, që vjen pas dy ndeshjeve si titullar me kombëtaren e tij ndaj Holandës dhe Maltës, por që gjithsesi e ka absorbuar lodhjen dhe ka punuar rregullisht me skuadrën. Me mungesën e Dumfries që ndjen ende dhimbje në kavilje, prania e Carlos Augustos në krahun e djathtë të mbrojtjes është praktikisht e sigurt.
Duke qëndruae ende te Dumfries, holandezi rrezikon të mos luajë as në sfidën me Atletico Madrid në Ligën e Kampioneve ditën e mërkurë. Përsa i përket sulmit nuk ka asnjë dyshim, në repartin e avancuar do të jete dyshja Lautaro Martinez-Marcus Thuram.
Top Channel