Lewandowski te Milani mund të bëhet më shumë se një ide; Barcelona kërkon ta zëvendësojë me Kane.
Tashmë Diego Pablo Simeone është riafirmuar si një trajner i suksesshëm dhe i shkëlqyer teksa prej vitesh po drejton Atletico Madrid duke e mbajtur skuadrën madrilene në elitën e futbollit në Spanjë dhe Evropë.
Por trajneri argjentinas ka një të kaluar edhe në Serie A fillimisht si lojtar e më pas si trajner. Diego Pablo Simeone ka luajtur për skuadra të tilla si Lazio dhe Interi me këtë të fundit që do ta ketë si kundërshtar të mërkurën në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e raundit të pestë.
Dhe Diego Pablo Simeone në një moment është kthyer pas në kohë duke kujtuar derbin e luajtur prej tij në vitin 1998
‘Erdhi trajneri dhe më tha; do të të pëlqente të luaje përpara bashkë me Ronaldon në sfidën kundër Milanit?-tregon Diego Pablo Simeone në një interviste në Prime Video- Dhe unë iu përgjigja: ‘Sigurisht’. Dhe shënova sikur të isha një sulmues…’
Top Channel