Ja cili do të jetë arbitri i derbit të Milanos Inter-Milan, shefi i gjyqtarëve analizon atë dhe gabimet e deritanishme në Serie A
Birmingham zbuloi projektin e stadiumit të ri me kapacitet prej 62 mijë vendesh që në total do të kushtojë 2.5 miliardë paundë(mbi 2.8 miliardë euro); 1.2 miliardë do të kushtojë vetëm impianti, ndërsa pjesa tjetër është kosto e modernizimit të infrastrukturave.
‘Do të jetë zemra që rreh e qytetit-deklaroi klubi i drejtuar nga manjati amerikan Tom Wagner që ka mes aksionerëve të vegjël edhe ish yllin e NFL, Tom Brady.
‘Birmingham City Powerhouse’ Stadium do të ketë 12 oxhakë të mëdhenj dhe do të ndërtohet në Bordesley Park, në zonën lindore të qytetit dhe do të jetë gati për sezonin 2030-2031.
‘Të gjithë së bashku po e vendosim qytetin dhe klubin në rrugën drejt madhështisë –tha Wagner, sipas të cilit, stadiumi i ri do të jetë një far i Birminghamit në skenën botërore.
Projekti u prezantua me një video promocionale me protagonistë Tom Brady dhe Jude Bellingham, ylli i kombëtares angleze që ka qenë pjesë e skuadrës së Birmingham. ‘Wow-thotë futbollisti i Realit të Madridit, ndërsa Brady siguron tifozët: ‘Do të argëtohen shume, stsdiumi do të tërheqë vëmendjen e yjeve më të mëdha të muzikës’
Top Channel