BE nuk bindet nga plani i paqes i SHBA/ Ukraina “të vazhdojë luftën”, Merz, Starmer e Macron: Ju mbështesim ne

21/11/2025 15:55

SHBA këmbëngul për paqe, por kushtet me të cilat do të cilat pretendohet të vijë ajo për Ukrainën, nuk i bindin liderët europianë.

Një zëdhënës i kancelarit gjerman, Fredrich Merz, i cituar nga The Guardian, konfirmoi se kreu i ekzekutivit gjerman, homologu i tij britanik Keir Starmer  dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, kanë folur sot me presidentin ukrainas.

Njoftimi, i botuar në gjermanisht, thekson se udhëheqësit konfirmuan “mbështetjen e tyre të palëkundur dhe të plotë për Ukrainën në rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë”. Ata i “mirëpritën përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës”, duke përfshirë propozimet për të konfirmuar sovranitetin e Ukrainës dhe për të ofruar garanci “të forta” sigurie, dhe synojnë të “koordinohen edhe më shumë” për këtë.

Por nga ana tjetër, vunë në dukje se do të “vazhdojnë të ndjekin qëllimin e ruajtjes së interesave jetike europiane dhe ukrainase në planin afatgjatë”, duke theksuar se linja aktuale e kontaktit duhet të shërbejë “si pikënisje” për çdo diskutim territorial. Por, më e rëndësishmja, vazhdon The Guardian, është se ata e bënë të qartë se çdo marrëveshje paqeje “që prek shtetet europiane, BE-në ose NATO-n kërkon miratimin e partnerëve europianë ose një konsensus mes aleatëve”.

Zelensky nga ana e tij i falënderoi liderët për “mbështetjen e tyre parimore për Ukrainën dhe për të gjithë popullin ukrainas”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta