Ja cili do të jetë arbitri i derbit të Milanos Inter-Milan, shefi i gjyqtarëve analizon atë dhe gabimet e deritanishme në Serie A
Vizita në Camp Nou, fotot e së cilës u postuan në rrjetet sociale, ndezën fantazinë e miliona tifozëve për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona.
Por presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta e fashiti menjëherë këtë fantazi duke hedhur poshtë mundësinë që sulmuesi argjentinas të veshë sërish fanelën blaugrana. ‘Është një pritshmëri jo realiste. Për momentin Messi ka një kontratë me Inter Miami. Është 38 vjec dhe klubi po ndërton një projekt për të tashmen dhe për të ardhmen. Është e komplikuar dhe nëse jeton me të kaluarën, vështirë se mund të ecësh përpara-deklaroi Joan Laporta
Dhe duke folur për të tashmen dhe të ardhmen, në këtë moment te Barcelona gjithcka është rreth Lamine Yamal. Talenti 18 vjecar mori cmimin si Lojtari më I mirë i sezonit të kaluar, një cmim i akorduar nga e përditshmja spanjolle Marca. Yamal në fjalën e tij nuk vendosi limite përsa iu përket objektivave të tij duke theksuar se dëshiron të fitojë gjithcka.
‘Liga, Champions League, Botëror apo Topi i Artë? I dua të gjithë-tha Yamal-është mëse e mundur. Ky cmim tregon se kam bërë një sezon shumë të mirë, si me skuadrën ashtu edhe në nivel personal. Më lumturon dhe më bën të ndihem krenar. Është gjë shumë pozitive kur fiton trofe në moshën time. Do të vazhdoj të punoj për të arritur objektivat e mi’
Top Channel