Një nënë tifoze ‘e thekur’ e Lazios dhe një vajzë kryeministre romaniste. Anna Paratore, nëna e shefes së qeverisë italiane, Giorgia Meloni flet për median italiane dhe zbulon ca prapaskena të këndshme futbollistike që janë përjetuar në familje.

Lazialiteti i zonjës Paratore ka rrënjë të thella. E rritur nga prindërit thuajse si djalë për të ndjekur cdo disiplinë sportive, ajo u bë si babai i saj tifoze e klubit bardhekaltër. ‘Në fillim ai ishte tifoz i Messinës, por kur erdhi në Romë u bë tifoz i zjarrtë i Lazios-tregon Anna Paratero-më mori me vete në pasionin e tij që kur isha e vogël. Idhulli im ka qenë Pino Wilson, isha e dashuruar me të’.

Anna tregon se shkonte në stadium në fillim me babain e saj, më pas vetëm duke marrë pjesë edhe në transferta me tifozerinë e orgnizuar. Por rivaliteti në familje lind me vajzat e saj, Giorgia dhe Arianna Meloni. Me ironi nëna e kryeministres italiane tregon se i dërgoi vajzat pa ditur në një institut që rezultoi ‘fole romanistësh’. Nga këtu është bërë ndarja në shtëpi përsa iu përket preferencave të futbollit.

‘Giorgia gjithnjë ka qenë romaniste edhe pse në mënyrë shumë të butë-tregon zonja Paretero-kemi pasur përplasje të tmerrshme ndonjëherë për Lazion dhe Romën, i dërgova atë dhe të motrën të flenë nga shoqet e tyre, Njëhere, pikërisht për talljet për derbin, iu hodha një kovë me ujë të akullt’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta