Zelensky merr planin e SHBA-së për ti dhënë fund luftës: Do ta diskutoj me Trumpin. Zyrtarët ukrainas: Propozim absurd

20/11/2025 19:08

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një “draft plan” nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe siguroi gatishmërinë e saj për të punuar “në mënyrë konstruktive” me Uashingtonin për këtë çështje.

“Presidenti ukrainas ka marrë zyrtarisht një draft plan nga Shtetet e Bashkuara, i cili, sipas vlerësimit të SHBA-së, mund të rigjallërojë diplomacinë”, deklaroi presidenca në Telegram, duke shtuar se Volodymyr Zelensky synon ta diskutojë atë “në ditët në vijim” me homologun e tij amerikan Donald Trump.

“Zelensky do të flasë me Trumpin në ditët në vijim.”

Kievi ka marrë planin amerikan për paqen në Ukrainë dhe Presidenti Volodymyr Zelensky planifikon ta diskutojë atë me Presidentin amerikan Donald Trump në ditët në vijim. “Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive” mbi planin e paqes, deklaron presidenca ukrainase. Presidenti ukrainas, sipas një deklarate nga presidenca, “përcaktoi parimet themelore që janë të rëndësishme për popullin tonë dhe pas takimit të sotëm, ne ramë dakord të punojmë mbi pikat e planit për të siguruar një fund dinjitoz të luftës”. “Që nga sekondat e para të pushtimit rus, Ukraina ka kërkuar paqe dhe ne mbështesim të gjitha propozimet kuptimplote që mund të sjellin paqen e vërtetë më afër. Ukraina ka mbështetur propozimet e Presidentit Trump që nga fillimi i këtij viti për t’i dhënë fund gjakderdhjes”. Presidenca ukrainase deklaron se është e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët në Evropë dhe në mbarë botën për të arritur paqen.

“Plani SHBA-Rusi është absurd dhe i papranueshëm”, thonë disa zyrtarë të Kievit.

Propozimi SHBA-Rusi është “absurd” dhe i papranueshëm, thanë zyrtarë të lartë të Kievit, duke shtuar se plani, i hartuar gjoja nga Dmitriev, një aleat i ngushtë i Putinit, dhe i dërguari special i Trump, Witkoff, është një “provokim” për të “çorientuar” aleatët e Ukrainës. Raporton The Guardian. “Nuk ka shenja se Kremlini është gati për negociata serioze. Putini dëshiron të blejë kohë për të shmangur sanksionet e SHBA-së”, tha Oleksandr Merezhko, kryetar i komitetit parlamentar të politikës së jashtme. Zëvendësministri i Jashtëm Sergiy Kyslytsya e quajti iniciativën jorealiste.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta