Goditja e Trump ndaj emigracionit në SHBA/ Bien ndjeshëm normat, boshatisen spitalet dhe qendrat e strehimit
Pas Donald Trump, BBC i ka kërkuar zyrtarisht falje edhe princeshës së Wellsit.
Gjatë mbulimit të Ditës së Armëpushimit iu referua gabimisht Princeshës së Uellsit, Catherine, me emrin e saj të vajzërisë “Kate Middleton”. Gabimi i përsëritur nga prezantuesja Rajini Vaidyanathan shkaktoi reagime të menjëhershme nga shikuesit.
Në deklaratën e shpërndarë, transmetuesi britanik pranoi lapsusin: “Gjatë mbulimit tonë të përkujtimeve gabimisht iu referuam Catherine, Princeshës së Uellsit, si Kate Middleton. Këto ishin gabime gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe kërkojmë ndjesë.”
BBC shtoi se gjatë pjesës tjetër të transmetimeve zyrtare të Ditës së Armëpushimit ishte përdorur titulli i saktë mbretëror i saj.
Ngjarja vjen në një moment delikat për BBC-në, e cila pak ditë më parë kërkoi falje edhe ndaj Presidentit amerikan, Donald Trump, pas një gabimi montazhi në dokumentarin “Trump: Një shans i dytë?”. Pavarësisht kërkimit të faljes, Trump ka deklaruar se synon të padisë transmetuesin për 1 deri në 5 miliardë dollarë, duke e akuzuar atë se “ka ndryshuar fjalët” e tij.
Skandali i montazhit çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie, dhe shefes së lajmeve, Deborah Turness, duke e zhytur transmetuesin në një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit.
Ndërkohë, Princesha e Uellsit bëri paraqitjen e saj të parë në Shërbimin Përkujtimor në Arboretumin Memorial Kombëtar më 11 nëntor, ku udhëhoqi heshtjen dy-minutëshe dhe vendosi një kurorë në emër të familjes mbretërore.
Top Channel