Marka sportive dizenjon këpucët e Cristiano Ronaldos për Botërorin 2026, ta arta me moton “Kërcimi i fundit”…
Në shortin e hedhur në Zyrih të Zvicrës, skuadra që kishte vëmendjen më të madhe ishte Italia. Të Kaltrit për të cilët kjo është hera e tretë radhazi që luajnë në playoffin e një botërori, patën një short të favorshëm.
Goglat vendosën që në gjysmëfinale Italia të luajë ndaj Irlandës së Veriut edhe pse kjo e fundit i ka bërë njëherë gjëmën Të Kaltërve kur në vitin e largët 1958 iu mohoi të drejtën për të luajtur në Botërorin e Suedisë, në atë që në Itali njihet si ‘disfata e Belfastit’.
Skuadra e Ivan Gennaro Gattuso do të luajë ndeshjen e gjysmëfinale në shtëpi, ndërsa finalen e mundshme do ta luajë në transfertë dhe në finale do të ketë fituesen e çiftit Uells-Bosnje Hercegovinë.
Ndërkaq ciftet e tjera të shortit janë Danimarkë-Maqedoni e Veriut dhe Çeki-Irlandë, me fitueset respektive që do të përballen mes tyre në finale. Sfidat gjysmëfinale të playoffit do të luhen në 26 mars, ndërsa ato finale në 31 mars ku do të përcaktohen edhe 4 skuadrat e fundit evropiane që do të udhëtojnë drejt SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, për edicionin e radhës të Kupës së Botës.
Ndërkaq në Zyrih u hodh edhe shorti i playoffit ndërkombëtare. Kaledonia e Re do të luajë në gjysmëfinale me Xhamajkën dhe fituesja e kësaj ndeshjeje di të përballet në finale me Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është Bolivi-Surinam, me fituesen që do të luajë në finale ndaj Irakut.
Top Channel