Shtypi polak i kënaqur pas shortit: Shqipëria? Nuk mund të kishte qenë më mirë…
Në fillim Irlanda e Veriut në shtëpi në gjysmëfinale dhe më pas një finale e mundshme me fituesen e sfidës mes Uellsit dhe Bosnjes. Ky është rezultati i shortit të hedhur në Zyrih për playoffin e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Në letër Italia është e favorizuar, por trajneri i Të Kaltërve, Gennaro Gattuso preferon të tregohet i kujdesshëm dhe e vlerëson skuadrën irlandezo-veriore.
‘Irlanda e Veriut është një skuadër fizike që nuk dorëzohet kurrë-tha Gattuso në një intervistë për Sky-duhet të luajmë. E dinim që do të duhet të kalonim në playoff, duhet të përmirësohemi. Shohim përpara me shumë besim. A do të kemi një periudhë grumbullimi? Nuk më takon mua të vendos, por presidentit të Federatës. Por sigurisht, sa më shumë ditë të kemi në dispozicion, aq më mirë. Tani jemi në javën e 12 të kampionatit, të shohim kur të jetë java e 30 me llogaritë thuajse të bëra; unë duhet të mendoj si të jem në kontakt me lojtarët, të flas me ta dhe jo vetëm për futbollit, duhet t’i shoh në sy’.
Gattuso më pas tha se ai dhe skuadra e tij duhet të punojnë për brishtësinë që është shfaqur shpesh
‘Duhet të punojmë me brishtësinë tonë-tha trajneri i Të Kaltërve-kur i bëjmë gjërat mirë jemi kompetitivë. Nuk mund t’i lejosh vetes të bësh gabime si ato në ndeshjen me Norvegjinë. Ky është prioriteti ynë dhe më takon mua që të përmirësoj skuadrën në këtë aspekt, për pjesën tjetër do të kemi kohë. Tani do të studiojmë kundërshtarët dhe më pas do të kërkojmë të bëjmë sa më pak dëme të jetë e mundur’
Top Channel