Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark 20 ditë mbasi e mori të pandehur funksionaren e lartë Belinda Balluku, Gjykata e Posaçme aprovoi kërkesën e SPAK dhe vendosi dy masa sigurimi personale ndaj saj.
Gjykata urdhëroi pezullimin nga të dyja detyrat edhe si zëvendës kryeministre dhe si ministre e infrastrukturës dhe energjisë të Belinda Ballukut, një masë kjo ndaluese. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
Hetimi i SPAK hedh dyshime ndaj funksionares që është edhe deputete e qarkut Fier, se shkeli barazinë në tendera në dy raste, për tunelin e Llogorasë dhe për procedurat tenderuese për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Si bashkëpuntor të zyrtares së lartë prokurori Dritan Prenci shikon anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shfaqur në komunikimet përmes aplikacionit Sinjal, të përftuara mbas bllokimit të një aparati të përdorur nga Evis Berberi ish- drejtor i përgjithshëm u ARRSH, sot në burg.
Ndërkohë hetimet e SPAK hedhin dyshime për mënyrën se si u përzgjodhën kompanitë fituese edhe për tunelin e Llogorasë dhe për Unazën e madhe, tendera me një faturë disa milionë euroshe. Me këto dyshime gjykata pranoi të japë edhe masa të tjera të arrestit shtëpiak, ndaj Erald Elezit drejtor u KESH dhe Gentian Gjylit drejtor u përgjithshëm u ARRSH .
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komunikimi i masave është vënë në zbatim nga hetuesit e BKH, por siç thotë ligji brenda pak ditësh ata duhet të dalin para gjykatës e të njihen jo vetëm me akuzat por të kryejnë edhe prapësimet e tyre.
Gjykata antikorrupsion deklaroi për mediat se masat kanë karakter sekret ndaj dhe ndaj nuk mund të ndajë asgjë për publikun. Kurse SPAK ka heshtur dhe nuk ka sqaruar asgjë rreth hetimit. E vetmja fjalë për Ballukun e thënë nga SPAK publikisht është njoftimi I datës 31 tetor në të cilin tregoi se i kishte komunikuar akuzë.
Top Channel