VIDEO/ “A mendoni se ai është terrorist?”, moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e Elon Musk që…
Një robot humanoid i pajisur me inteligjencë artificiale ka performuar një kërcim përpara presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një ekspozite të organizuar nga Sberbank, banka më e madhe në Rusi, e cila synonte të prezantonte risitë teknologjike të institucionit.
Pamjet e shfaqnin Putinin përballë robotit, i cili fillimisht iu prezantua dhe më pas kërcente nën ritmet e këngës së tij të preferuar.
Sipas Sberbank, roboti do të marrë përditësime të vazhdueshme të software-it, ka aftësi të kryejë detyra fizike dhe pritet të përfshihet në disa sektorë të bankës si pjesë e një projekti pilot. Ngjarja u ndoq me kujdes nga truprojat e Putinit, ku njëri prej tyre u pozicionua mes robotit dhe presidentit për të siguruar që pajisja të mos i afrohej shumë atij. Putin e përshkroi performancën si “shumë të bukur” dhe e falënderoi robotin.
Demonstrimi vjen vetëm pak ditë pasi një robot tjetër me inteligjencë artificiale, i quajtur Aidol, u rrëzua nga skena gjatë një paraqitjeje publike.
“Emri im është Green. Jam roboti i parë humanoid rus me inteligjencë artificiale të integruar. Kjo do të thotë se nuk jam thjesht një program në ekran, por një formë fizike e teknologjisë,” i tha roboti Putinit.
Putin met a dancing robot.
He looked cautious.
Thinking about a robot uprising? pic.twitter.com/i10sRg2F7X— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 19, 2025
Top Channel