Balluku flet për herë të parë në Kuvend për hetimin e SPAK: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje për drejtësinë, derisa të jepet fjala e fundit…. Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi tha se Shqipëria është vlerësuar me notat më pozitive në Bruksel.
Kreu i qeverisë u shpreh se vetëm PS është garante e pavarësisë në drejtësi.
“Duke e mbyllur dua të siguroj të gjithë ata që na ndjekin që Shqipëria nuk ndalet sepse kemi hyrë në një fazë vendimtare. Një fazë vendimtare që dje mori një shtysë të re në Bruksel, ku jo vetëm hapëm të gjithë kapitujt e negociatave, por jemi çmuar me notat më pozitive dhe jemi çmuar me notat më pozitive pikërisht se jo vetëm i kemi qëndruar strikt të gjitha detyrave dhe praktikisht sot jemi në vendin e parë për plotësimin e të gjithave atyre kërkesave të parashikuara nga plani i ri i rritjes, samiti i cili do të mbahet nesër apo pasnesër këtu në Tiranë dhe nga ana tjetër, jemi të çmuar posaçërisht, pikërisht për atë që mallkohemi non- stop nga ata që sot po më fusin në një borxh shumë të madh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, pikërisht për reformën në drejtësi, pikërisht për pavarësinë e drejtësisë, pikërisht për respektin ndaj asaj pavarësie dhe pikërisht për faktin që nëse sot Shqipëria, për herë të parë në histori, lufton me korrupsionin; nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori heton pa dallim; nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori, ka vendosur në të njëjtin nivel me pushtetin legjislativ dhe pushtetin ekzekutiv, edhe flamurin e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë, kjo jo vetëm është merita ekskluzive e Partisë Socialiste të Shqipërisë, por nga ana tjetër, botërisht dihet se Partia Socialiste e Shqipërisë është dhe garantja ekskluzive e asaj pavarësie.
Parafytyrojeni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për muri, drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe për një kohë të gjatë, do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten“, u shpreh ai.
Top Channel