Ja cilët janë yjet që nuk do të jenë në këtë kampionat botëror
José Pekerman, në moshën 76 vjecare, është një prej trajnerëve më të respekuar në futbollin argjentinas. Ai ka mundur të drejtojë ekipet e moshave të Argjentinës si dhe Kombëtaren e madhe të saj. E për më tepër, ishte ai që solli edhe debutimin e Lionel Messit me skuadrën Albiceleste.
Në samitin e organizuar nga e përditshmja argjentinase ‘Ole’, Pekerman kujtoi punën e bërë në 2004 për ‘t’ia vjedhur’ Messin skuadrës së Spanjës dhe për ta penguar të luante Botërorin U20 me ‘La Rojita’.
‘Kur u largova nga Kombëtarja, stafi teknik vikoi me Hugo Tocalli-tregon Pekerman-unë shkova në Evropë për të vijuar karrierën time dhe të vazhdoja që të mësoja akoma më shumë. Në Spanjë, kishim një histori për Lionel Messin në një turne U17 të zhvilluar në Finlandë ku ai kishte luajtur për Spanjën. Anëtarët e stafit teknik spanjoll na thonin që do të kishim këtë djalosh do të fitonim. Tocallit i thashë që ishte futbollisti i së ardhmes, se nuk mund të gaboja, ishte bekimi i futbollit argjentinas’
Pekerman i vijoi më tej kujtimet e tij
‘Në atë kohë norma e FIFA ishte nëse një futbollist luante për një përfaqësuese të rinjsh, nuk mund ta ndryshonte më-vijon Pekerman-dokumentacioni për Messin që ishte 18 vjec për të luajtur Botërorin U20 me Spanjën ishte gati. Aty nisi puna. Tocalli me tha se kishte një skuadër të formuar për kampionatin Amerikano Jugor U20 që do të niste për një muaj. I thashë se nuk doja që ai të luante nëse nuk do të ishte e nevojshme, por vetëm të luante një miqësore, të nënshkruante formularin dhe t’ia dërgonte FIFA. Dhe pas kësaj, s’kishte më Spanjë’.
Nëse Messi do të luante atë miqësore me Argjentinën U20,( sic edhe ndodhi), do të bllokonte cdo mundësi që ai të ishte pjesë e përfaqësueses spanjolle
‘Fola me presidentint(Julio Grondona), i thashë që doja që ai të vinte, që ai duhej të dërgonte në Barcelonë ftesën e grumbullimit-vijon më tej Pekerman-kisha një vision kur e pashë, por edhe fat. Mendoja se do të ishte njësoj si Maradona. Don Julios i thashë që të gjejë cfarëdolloj kundërshtari, se Tocalli ishte në dijeni, por me kushtin që ndeshja të luhej në Argjentinë’
Miqësorja u zhvillua në 29 qershor të 2004 mes Argjentinës dhe Paraguajit e fituar 8-0 nga Albiceleste. Messi zëvendësoi në pushimin e ndeshjes Ezequiel Lavezzi, dha asistin te goli i pestë dhe shënoi golin e 7 për skuadrën e Argjentinës.
Top Channel