Video/ Kualifikimi i Belgjikës në Botëror, De Bruyne shfaqet në dhomën e zhveshjes me paterica për të uruar ekipin
Andreas Schjelderup u dënua në Danimarkë me 14 ditë burg që është lënë pezull dhe 1 vit liri me kusht për shpërndarje të një video intime me të mitur. I deklaruar fajtor, sulmuesi 21 vjecar i Benficas pranoi se kishte bërë një shaka pa kripe për të cilën ishte penduar.
Ish futbollisti i skuadrës daneze të Nordsjaelland që tani është nën urdhrat e Jose Mourinhos, në seancën e zhvilluar në Kopenhagen, pranoi se kishte shpërndarë në Snapchat një video intime prej 27 sekondash që përfshinte të mitur.
Sipas të përditshmes ‘Verdens Gang’, Schjelderup e etiketoi gabimin e tij si një shaka pa kripë për miqtë e tij. Gjykata daneze doli me një vendim më të butë nga ajo që kërkoi prokuroria, 20 ditë burg.
Gjatë seancës, Schjelderup shprehu një pendesë të sinqertë. Deklaroi se e fshiu videon menjëherë pasi një mik i tij i vuri në dukje se përmbajtja e videos ishte ilegale. Futbollisti ishte në pankinë në ndeshjen e së dielës në San Siro kur Norvegjia shkatërroi Italinë 4-1 duke u kualifikuar për herë të parë që nga 1998 në fazën finale të një Botërori, sic është ai i vitit të ardhshëm.
Top Channel