“Liria fillon me padrejtësi dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë”/ Spiropali përshëndet fjalën e gjeneralit amerikan në Hagë Socialisti Blendi Klosi i është drejtuar me tonë të ashpra opozitës, duke u thënë se nuk janë parti elektorale dhe as ideologjike.
Ai tha se njerëzit vlerësojnë dhe besojnë të Partia Socialiste, pasi ideologjia e saj është puna.
“Janë dy lloje partish, ose parti elektorale ose ideologjike. Sot sërish , si dhe në diskutimet e fundit për projektbuxhetin po ndiqni të njëjtën vijë, nuk u paraqitetët si parti ideologjike dhe as elektorale.
Humbët çdo gjë, edhe ju PD që vini këtu se çfarë duhet të bëjë më mirë PS, dini se sa aeroporti i Vlorës do të ndryshojë faqen e Shqipërisë. Ju i paraqitni një kandidat për Vlorën që thotë ‘skam shkollë të lartë, por kam bërë kurse online, kjo është partia juaj.
Njerëzit na vlerësojnë, gjykojnë, ideologjia sot është puna. Çfarë është bërë në Dibër që mora vota, është bërë Rruga e Arbrit. Ju jeni parti, as ideologjike dhe as elektorale. Ju doni të bëheni prokuror, bëhuni politikanë. Ky është buxheti i ndarë në zëra dhe faktorë të ndryshëm se sa u shërbejmë atyre, ndaj fitojmë kaq thellë. Qytetarët janë të ndeshëm ndaj ideologjisë sonë që është puna“, u shpreh ai.
Top Channel