Debati në Kuvend, Balla: Një pensionisti si nënës sime në një vit i rritet pensioni 12 mijë lekë në muaj, Këlliçi: T’i lejmë familjarët jashtë kësaj salle

19/11/2025 11:12

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se procedurat nuk po respektohen.

Ai u drejtua kryetarit të Kuvendit, duke i thënë ‘Për sa kohë nuk respektoni ju rregulloni, mos prisni që deputetët e opozitës të mbyllin gojën’.

Ndërsa në mbyllje të fjalës, i tha Taulant Ballës “T’i lejmë familjarët jashtë kësaj salle dhe të mos i përdorim për debat”.

Taulant Balla: Po i referohem një pensioniste që është nëna ime që ka punuar 42 vjet infermiere. Më pyeti “o bir sa më është rritur pensioni”. Në 2026 i rritet 18 mijë lekë çdo muaj, në 12 muaj i rritet 216 mijë lekë. Në vitin e dytë i rritet 36 mijë lekë në muaj, 432 mijë lekë rritja, në vitin e tretë 648 mijë lekë rritja dhe në vitin e katërt 864 mijë lekë rritja. 

Belind Këlliçi: Është seanca e 11-të të cilën humbasim minuta të vefshme pasi nuk zbatohet procedura në sallë. Taulant një sekondë. Mohuat komisionet, mocioni me debat, përjashtoni kreun e PD se dha deklaratë jashtë Kuvendit. Në seancën e kaluar kemi bërë debat për etiketimet për koleget. Po kaloni në pikën që deputetëve në këtë sallë nuk u jepeni të drejtën të citojnë zyrtarët e lartë të qeverisë. Për sa kohë nuk respektoni ju rregulloni, mos prisni që deputetët e opozitës të mbyllin gojën.

Për paketën fiskale atë vetëm 24 orë për të diskutuar. Për rritjen e pensioneve që përmendët, mjafton tuneli i Llogarasë për t’i dyfishuar.

T’i lejmë familjarët jashtë kësaj salle dhe të mos i përdorim për debat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta