VIDEO/ Presidenti i SHBA ndez polemika, Trump fyen gazetaren: Rri urtë derrkuce trashaluqe
Një delfin me nofkën ‘Mimmo’ është shfaqur dhe ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve me ‘kërcimet’ e tij mbresëlënëse në një lagunë në Venecia.
Pavarësisht përpjekjeve të ekspertëve për ta drejtuar përsëri në det të hapur, delfini ‘këmbëngul’ të qëndrojë në lagunë, gjë që e ekspozon ndaj rreziqeve. ‘Mimmo’ duket i shëndetshëm, por ka lëndime të lehta, ndoshta nga një helikë.
Shkencëtarët po e monitorojnë nga afër gjendjen e tij dhe shpresojnë që me ndryshimin e motit ai do të kthehet vetë në ujëra më të sigurta.
Mbërritja e ‘Mimmos’ në lagunën e Venedikut u regjistrua në datën 23 Korrik dhe ekspertët thonë se ai ka të ngjarë të ketë ndjekur një tufë peshqish në lagunën bregdetare, e cila është e ndarë nga deti i hapur nëpërmjet ishujve pengues.
‘Mimmo’ ndjek modelin e një të ashtuquajturi ‘vetmitar shoqëror’, zakonisht një delfin i ri mashkull që shkëputet nga grupi për ushqim ose arsye shoqërore, duke rënë kështu në kontakt me botën njerëzore.
Top Channel