Bundesliga/ Union Berlin ngadalëson vrullin e Bayernit, Leverkusen ‘luan tenis’ me Heidenhim
Mbrojtësi kanadez mori pjesë në një pjesë të programit të rregullt të stërvitjes për herë të parë, duke treguar se është afër fundit të rikuperimit nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar që pësoi dhe duke rritur moralin e kampionëve gjermanë.
Alphonso Davies po hyn në fazën e fundit të aventurës së tij afatgjatë të rikuperimit, duke rikthyer buzëqeshjen tek trajneri i Bayern-it. Kampionët gjermanë njoftuan dje, nëpërmjet rrjeteve sociale, se mbrojtësi kanadez mori pjesë në programin e rregullt stërvitorë të ekipit, duke e shoqëruar postimin me videon përkatëse.
Përafërsisht tetë muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, të cilin e dëmtoi gjatë ndeshjes me ekipin kombëtar të vendit të tij në Ligën e Kombeve të zonës CONCACAF, mbrojtësi 25-vjeçar iu rikthye programit normal të stërvitjes së ekipit, pasi fillimisht filloi vrapin (në fillim të gushtit) dhe stërvitjen individuale me topin (në fillim të shtatorit).
Vlerësimi fillestar për Davis ishte se ai do të kthehej në fushë në fillim të vitit 2026, pasi Vincent Kompany kohët e fundit ka shprehur optimizëm të kujdesshëm se lojtari kanadez mund të kthehet para pushimeve dimërore të Bundesligës. Deri atëherë, Bayern-i ka tetë ndeshje për të luajtur, pesë në kampionat, dy në Ligën e Kampionëve dhe një në kupë.
Kthimi i kanadezit do ta forcojë më tej një ekip që deri vonë po “drejtonte” një seri të pamundur prej 16 fitoresh në po aq kompeticionet, përpara se të detyrohej të pësonte një barazim 2-2 me Union Berlinin, në ndeshjen e fundit para pushimeve të grumbullimit të kombëtareve për eliminatoret e Botërorit.
Top Channel