Harry Kane është i pandalshëm, trigolshi ndaj Stuttgart-it, e ngjit atë mbi legjendën gjermane Gerd Müller
Karim Benzema për 14 vjet ka qenë një idhull në Santiago Bernabeu, por në vitin 2023 u largua nga Los Blancos për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite pikërisht me Al Ittihad ku aktivizohet prej 2 vitesh.
Megjithatë sulmuesi francez që në dhjetor do të festojë 38 vjetorin e tij të lindjes, nuk e përjashton mundësinë një kthimi të tij te Reali I Madridit, dicka që e ka pohuar në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS ku ai foli edhe për dashurinë e tij për skuadrën merenges
‘Reali i Madridit do të jetë gjithnjë skuadra ime, është klubi më i mirë në botë-tha Karim Benzema në intervistën e tij-gjithnjë ka qenë dhe gjithnjë do të jetë. Rikthimi? Nëse do të më telefononte Florentino Perez nuk do të mund të them kurrë ‘jo’. Ai është special, është një lider , bën një punë të mrekullueshme’
Top Channel