Joe Biden hoqi kufizimin e përdorimit të tyre, Ukraina godet objektivat ushtarake ruse me raketat ATACMS Një thatësirë e zgjatur që shteroi burimet ujore të vendit i detyroi autoritetet në Iran të nisin mbjelljen e reve, apo spërkatjen e kimikateve në ajër, për të nxitur shiun.
Por këto përpjekje rezultuan në shira të dendur të pafrenueshëm, që sollën përmbytje në provincat perëndimore të vendit.
Mbjellja e reve, procesi u krye mbi pellgun e liqenit Urmia të shtunën, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Irna. Urmia është liqeni më i madh i Republikës Islamike, por është tharë në pjesën më të madhe, mes reshjeve në nivele të ulëta rekord dhe rezervuarëve pothuajse bosh.
Javën e kaluar Presidenti Masoud Pezeshkian paralajmëroi se nëse nuk do të kishte reshje mjaftueshëm, furnizimi me ujë i Teheranit mund të racionohet dhe njerëzit mund të evakuohen nga kryeqyteti. Mbjellja e reve përfshin injektimin e grimcave si joduri i argjendit në re përmes avionëve apo edhe gjeneratorëve në tokë. Avujt e ujit mund të kondensohen më lehtë dhe të shndërrohen në shi.
Teknika ka ekzistuar për dekada të tëra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë përdorur atë vitet e fundit për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së ujit. Sipas Organizatës Metereologjike të Iranit, reshjet këtë vit janë reduktuar me rreth 89% këtë vit krahasuar me mesataren afatgjatë.
Top Channel