Takimi me princin e Arabisë Saudite, Trump shmang pyetjen për vrasjen e Khashoggit: Ishte shumë kontrovers, mos e turpëroni mysafirin
Një foshnjë e porsalindur ka mbijetuar mrekullisht pasi u gjet e braktisur në një tualet në Bangkok.
Ajo u dëgjua duke qarë nga pastruesja e ndërtesës dhe pas zhurma të çuditshme që vinin nga tubat e ujit, sanitarja arriti ta gjente foshnjën të hedhur brenda kasetës së ujit.
Sipas raportimeve, besohet se foshnja ishte hedhur menjëherë pas lindjes, pasi ende kishte kordonin e prerë nga e ëma. Ajo u gjet e zhveshur, me duar që ishin zbehur dhe të rrudhura nga uji.
“Vajza ishte më pak se një ditëshe. Ishte e porsalindur, por nuk kishte asnjë shenjë të nënës. Ne po vazhdojmë hetimet për të zbuluar se kush e la foshnjën në tualet”, tha një zëdhënës i policisë.
Autoritetet janë duke kontrolluar kamerat për të përcaktuar kush ka qenë në ndërtesë dhe kush e ka përdorur banjën në momentin kur u gjet foshnja.
Sipas ligjit, prindërit e foshnjës mund të përballen me ndjekje penale për braktisje, një akuzë që mund të çojë deri në tre vjet burg.
Top Channel