Video/ Misteri nga ceremonia e inaugurimit të Trump si president, zbulohet çfarë i ‘pëshpëriti’ djali i tij ish-presidentit Joe Biden

17/11/2025 21:29

Misteri që shoqëroi ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump për mandatin e tij të dytë si President i Shteteve të Bashkuara dhe momenti i famshëm kur djali i tij i vogël, Barron, iu afrua dhe i përshpëriti diçka ish-presidentit Joe Biden, doli sot në dritë.

Eric Trump ishte ai që zbuloi se çfarë i kishte thënë në fund vëllai i tij më i vogël Presidentit në largim, Biden. 19-vjeçari iu afrua atij gjatë ceremonisë, duke shtrënguar duart me të dhe me ish-nënkryetaren Kamala Harris.

Teksa shtrëngoi duart me Biden, Barron u përkul dhe i pëshpëriti diçka ish-Presidentit.

Në atë periudhë, rrjetet sociale “shpërthyen” me teori të ndryshme ndërsa shumë njerëz përpiqeshin të kuptonin se çfarë i kishte thënë. Të tjerë besonin se Barron kishte përdorur momentin për t’i pëshpëritur Biden diçka shumë fyese.

Në emisionin “The Megyn Kelly Show”, Eric Trump tha riktheu edhe një herë në memorie këtë situatë duke treguar të vertetën e tyre.

“E mbani mend gjithë atë situatë kur Barron iu afrua Biden dhe mediat nxorën të gjithë ata ‘ekspertët’ e leximit të buzëve, të cilët analizuan pamjet dhe thoshin: ‘Barron sapo i tha Biden-it të shkojë të g…’?”, tregoi Eric Trump.

“Një mbrëmje e marr Barron në telefon dhe i them: ‘O burrë, më thuaj, çfarë i the vërtet?’. Dhe ai më përgjigjet se ishte diçka e mirë, por mezi mund ta riprodhonte saktë se çfarë i kishte thënë. I kishte thënë diçka si: ‘Urime dhe suksese’ ose diçka të ngjashme”, tha Eric.

Ajo që u diskutua ishte fakti se teksa Barron i bëri komentet e tij, Biden fillimisht kishte buzëqeshur, por më pas fytyra e tij mori një shprehje më serioze pas shkëmbimit të shkurtër.

Në atë kohë, Barron Trump u cilësua madje si “një zotëri i vërtetë” për faktin që shtrëngoi duart me Biden dhe Harris.

Ky gjest paqeje bëri që shumë përdorues të rrjeteve sociale të theksonin se Barron kishte marrë një edukatë të mirë nga nëna e tij, Melania Trump.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta