Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë
Pesimizmi për të ardhmen e vendit është rritur në qytete krahasuar me një vit më parë, ndërsa Amerika rurale shfaq më shumë optimizëm për të ardhmen e SHBA-së, sipas një sondazhi të ri të Projektit të Komuniteteve Amerikane.
Me gjithë këmbënguljen e Presidentit Donald Trump se krimi është jashtë kontrollit në qytetet e mëdha, banorët e zonave metropolitane kanë më pak gjasa ta rendisin krimin dhe dhunën me armë mes shqetësimeve kryesore, krahasuar me disa vite më parë.
Këto janë disa nga gjetjet e sondazhit të ri ACP/Ipsos, i cili ofron një panoramë të detajuar të shqetësimeve lokale, duke i ndarë qarqet e SHBA-së sipas llojit të komunitetit, bazuar në të dhëna si raca, të ardhurat, mosha dhe përkatësia fetare. Sondazhi vlerësoi disponimin dhe prioritetet në 15 lloje të ndryshme komunitetesh, qytetet e mëdha dhe disa kategori të komuniteteve rurale.
Emëruesi i përbashkët për të gjitha komunitetet? Rritja e kostove të jetesës.
“Shqetësimet për inflacionin janë të gjithanshme,” tha Dante Chinni, themelues dhe drejtor i ACP. “Një gjë që vërtet e bashkon vendin është ankthi ekonomik”, shtoi ai.
Banorët e zonave rurale ndihen më optimistë për trajektoren e vendit, edhe pse shumica nuk po e shohin ringjalljen ekonomike të premtuar nga Trump.
Çmimi prej 15 dollarësh për një pako karamelesh për Halloëeen muajin e kaluar në një supermarket Kroger i bëri përshtypje Carl Gruberit. 42-vjeçari nga Neëark, Ohio, i cili jeton me aftësi të kufizuara dhe merr ndihmë ushqimore federale, zakonisht nuk ishte i vetëdijshëm për ngritjen e çmimeve.
Por Gruber, gruaja e të cilit është gjithashtu e papunë për shkak të paaftësisë, mbetet optimist për të ardhmen e vendit, kryesisht sepse beson se çmimet do të stabilizohen, siç ka sugjeruar Trump.
“Presidenti po përpiqet të bindë kompanitë që kanë zhvendosur bizneset jashtë vendit t’i sjellin përsëri. Ndoshta së shpejti do të shohim uljen e çmimeve”, tha Gruber, një votues i Trump-it, mbështetja e të cilit u lëkund pas mbylljes federale që vonoi pagesën e përfitimeve të ushqimit
Rreth 6 në 10 banorë të komuniteteve rurale të Amerikës së Mesme, ku përfshihet edhe Neëark, thonë se janë optimistë për të ardhmen, një rritje nga 43% në sondazhin ACP 2024. Edhe komunitete të tjera rurale, si zonat shumë ungjillore apo ato të klasës punëtore, kanë shënuar rritje të optimizmit.
“Kam ankth sa herë që shkoj në supermarket”, tha një nënë 33-vjeçare e papunësuar.
Megjithatë ajo mbetet me shpresë.
“Trump është në krye dhe unë i besoj atij, edhe pse ende nuk po i shohim përfitimet”, tha ajo.
Në të kundërt, optimizmi mes banorëve të qyteteve të mëdha ka rënë nga 55% vitin e kaluar në 45% këtë vit.
Robert Engel nga San Antonio, qyteti i dytë më i populluar i Teksasit, është i shqetësuar për të ardhmen e vendit, më pak për brezin e vet dhe më shumë për fëmijët e tij. Punonjësi federal 61-vjeçar, i paprekur nga mbyllja e qeverisë dhe nga përpjekjet e Trump për të reduktuar fuqinë punëtore federale, ndien një stabilitet financiar teksa i afrohet pensionit.
Ai liston si prioritete një treg pune të shëndetshëm, akses të qëndrueshëm në kujdes shëndetësor dhe një ekonomi të drejtë për fëmijët e tij të rritur.
Inflacioni është përkeqësuar kohët e fundit nën presidencën e Trump, çmimet e konsumit në shtator u rritën me 3% nga viti në vit, krahasuar me 2.3% në prill, kur filluan të zbatoheshin tarifat e reja që shtuan pasiguri ekonomike.
“Nuk është vetëm ekonomia, por edhe gjendja e demokracisë dhe polarizimit,” tha Engel. “Përpiqem të jem optimist i kujdesshëm, por është shumë e vështirë.”
Trump ka kërcënuar të dërgojë Gardën Kombëtare në disa qytete të mëdha për të frenuar atë që ai e ka quajtur krim në rritje.
Por të dhënat tregojnë se krimet e dhunshme kanë rënë, gjë që përputhet me rezultatet e sondazhit: banorët e Qyteteve të Mëdha dhe të zonave metropolitane të Mesme të Amerikës kanë më pak gjasa t’i rendisin krimin ose dhunën me armë mes shqetësimeve kryesore.
Banorët e qyteteve të mëdha shqetësohen më shumë për imigracionin dhe kujdesin shëndetësor.
Rreth 65% e tyre raportojnë ndryshime të dukshme në imigracion në 12 muajt e fundit, krahasuar me rreth 40% në komunitetet ungjillore ose rurale.
Top Channel