“Shëndet me Almën”/ Podcast-i çdo të hënë në Top News dhe kanalin e Top Albania Radio në DigitAlb

17/11/2025 16:36

Të gjithë flasim për shëndetin por shpesh herë nuk marrim përgjigjet e duhura. Për një shëndet më të mirë përmes ekspertizës së mjekëve më të njohur në vend dhe jashtë tij nis këtë të hënë podcasti me i ri për shëndetin.

Gazetarja e departamentit te informacionit në Top Channel me një përvoje 26 vjeçare në fushën e shëndetit dhe jo vetëm, do të ketë tanimë një hapësirë  të dedikuar për të gjithë ata qe duan të kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Çfarë do të sjellë “Shëndet me Almën” ?

“Shëndet me Almën” në fakt është më shumë se një podcast. Sot ka shumë informacion  shpesh i paqartë, por edhe i pasaktë. Duke përzgjedhur tema  mbi  sëmundjet  që i prekin të gjithë që nga fëmijët deri tek  të moshuarit, do të shpjegojmë nga mjekë profesionistë  shqiptarë dhe të huaj  sëmundje që lidhen me zemrën, diabetin, ushqyerja, stresi, gjithçka që lidhet me shëndetin por jo vetëm edhe mirëqenien. Ka ardhur koha që për shëndetin të flasim qartë me fjalë të thjeshta dhe pa frikë  për  gjithçka që na shqetëson. Do te sjellim rrëfime pacientësh por do te jemi me ta në  sallë operacioni  për të shpjeguar dhe procedura  kirurgjikale  teknikat e reja që aplikohen së fundmi”.

 Të zgjedhim informacionin e saktë për shëndetin që të mund të parandalojmë  dhe të shkojmë tek mjeku profesionist atëherë kur duhet.

“Në “Shëndet me Almën nuk ka receta si të kurojmë një sëmundje por do të ketë këshilla si të parandalojmë, si të jetojmë më gjatë dhe shëndetshëm. Pra më shumë se një podcast do të jetë një udhërrëfyes  për të kuptuar çfarë ndodh me trupin dhe shëndetin tënd dhe si te kujdesemi.”

“Shëndet me Almën” do të transmetohen çdo të hënë ne orën 20.00 ne Top News, në kanalin e Top Albania Radio  në DigitAlb në You Tube, dhe rrjete sociale te Top Media.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta