Vendosin Rashica dhe Kote, Kombëtarja U21 fiton edhe miqësoren me Ukrainën
Paris Saint Germain dhe Kylian Mbappe nisën përballjen e tyre në gjyq. Këtë të hënë nisi procesi me seancën e zhvilluar në Gjykatën e Punës, një proces që parashikohet të jetë i gjatë me një betejë ligjore mes palëve.
Në qendër të këtij procesi është pikërisht ndarja e klubit dhe futbollistit në verën e vitit 2024. Avokatët e Mbappe kërkuan mbi 240 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa ata të klubit i kërkojnë futbollistit 180 milionë euro. Drejtësia sportive në dy shkallë të saj vendosi në favor të Mbappe, por vetëm vendimi i Gjykatës do të jetë ai që do të jetë i vlefshëm
Sipas përfaqësuesve të Mbappe, gjithcka nisi në pranverën e vitit 2022 kur francezi rinovoi me PSG deru në 2024 me opsion zgjatjen e saj deri në 2025. Pikërisht është ky opsion edhe ‘molla e sherrit’ duke qenë se futbollisti këmbëngul se ishte i lirë që të mos e aktivonte atë dhe se klubi i kishte bërë shumë presione duke nisur që nga 2023 për të nënshkruar duke arritur deri aty sa e kërcënoi se nuk do ta aktivizonte gjatë gjithë sezonit 2023/24, sezoni që ishte edhe i fundit i tij në Paris.
Ndërsa avokatët e Paris Saint Germain shpjeguan se objektivi i rinovimit ishte që Mbappe të mos largohej nga skuadra me parametra zero dhe që një shitje e mundshme të realizohej o në verën e 2023 ose ne 2024 pasi të ishte nënshkruar rinovimi deri në 2025
Sipas avokatëve të klubit, Mbappe ua njoftoi dëshirën për të mos rinovuar në verën e 2023, por e ka bërë me një letër me datën e një viti më parë që tregon se e kishte marrë prej kohësh vendimin e tij për të lënë Paris Saint Germain. Në këtë pikë, sulmuesi u la jashtë skuadre në pritje të largimit, por më pas u rikthye në skuadër pas një sërë tratativash. Marrëveshja që duket se ishte vetëm verbale parashikonte ok e mosrinovimit të kontratës, por edhe për heqjen dorë nga 79 milionë eurot nga ana e futbollistit. Ndërkohë, në atë moment Mbappe hequr dorë edhe një megaofertë nga Al Hilal, një operacion prej rreth 300 milionë euro. Kjo mungesë të ardhuash është baza e pretendimeve të klubit kundrejt ish futbollistit të tij.
Por Paris Saint Germain ka edhe një cështje tjetër; atë Kheira Hamraui, ish futbollistja e kësaj skuadre që në 2021 ishte viktimë e një agresioni për të cilën në fillim u arrestua shoqja e saj Aminata Diallo. Avokatët e Hamraoui kërkojnë dëmshpërblim për sjellje prepotente ndaj futbollistes në muajt në vijim pas incidentit, ndërsa Paris Saint Germain këmbëngul në qëndrimin e tij se gjithnjë e ka mbrojtur futbollisten dhe e konsisderon të pabazë cdo pretendim për dëmshpërblim. Verdikti do të jepet në 16 dhjetor
Top Channel