Tifozët e Lazios ishin mësuar të shihnin Olympian të fluturonte në minutat para ndeshjeve të skuadrës bardhekaltër, një rit më të cilin publiku identifikohej dhe tek i cili besonte ëndrrat dhe shpresat.

Por më pas cështja groteske me ish kujdestarin Juan Bernabe solli ndërprerjen e bashkëpunimit mes tij dhe klubit dhe si pasojë u ndërpre edhe spektakli që ofrohej nga shqiponja.

Pas muajsh pritjeje, Lazio nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se ka gjetur një shqiponjë të re që do të fluturojë në qiellin e Olimpico përpara dhe pas përfundimit të ndeshjeve. Mbetet të kuptohet nëse shpendi i fuqishëm do të quhet Olympia apo do të ketë një emër tjetër

Ajo që është e sigurt është se shqiponja e re do të bëjë ‘debutimin’ që të dielën në ndeshjen që Lazio do të zhvillojë ndaj Lecce në Romë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta