Luciano Spalletti duhet të heqë dorë nga kostumi sportiv që ai aq shumë e ka për zemër,kjo të paktën përsa kohë do të jetë pjesë e Juventusit.

Trajnerit italian i pëlqen komoditeti në pankinë, por është edhe pak supersticioz, duke qenë se me Napolin e fitoi titullin duke u paraqitur në ndeshjes i veshur me tuta.

Kështu që trajnerit toskan do t’i pëlqente të riniste punën në serie A me veshjen e tij të zakonshme komode por edhe fatsjellëse në një farë mënyre. Gjatë sezonit kur fitoi titullin me Napolin, Spalleti është parë i veshur me tuta ngjyrë gri të kombinuar shpesh me një xhup., një veshje kjo që e shoqëroi gjatë gjithë kohës.

Por sipas të përditshmes ‘Tuttosport’ kodi i veshjes i Juventusit parashikon të tjera zgjedhje. Rregullat te klubi torinez janë të hekurta dhe nuk pranohet asnjë lloj përjashtimi. Në pankinë trajneri duhet të jetë i veshur elegant, me xhaketë e kravatë. Ky rregull është aplikuar me rigorozitet pas periudhës së Maurizio Sarrit të cilit iu lejua të vishte një xhup polo me mëngë të gjatë. Ndërsa Spallettit nuk i lejohen ndryshime përsa i përket veshjes kështu që ai do të duhet të sfidojë fatin duke veshur një kostum formal.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta