Bëmë baba, të të ngjaj…Vajza 14 vjeçare e legjendës finlandeze të F1, në Akademinë McLaren
National Football League zbarkoi për herë të parë në Madrid; përpara 78 610 shikuesve, mes të cilësve edhe trajneri i Interit, Cristian Chivu, skuadra e Miami Dolphins mposhti pas kohës shtesë, Washington Commanders me rezultatin 16-13 falë një gjuajtje të Riley Patterson prej 29 jardë që u interceptua nga Jack Jones në pjesën e parë të kohës shtesë.
Lojtari i Dolphins e festoi këtë gjest të tij duke imituar të famshmen ‘siuuu’ të Cristiano Ronaldos, festimi ikonik i portugezit të cilin ai e bëri për herë të pare në 2013 në një miqësore ndaj Chelseat të zhvilluar pikërisht në Hard Rock Stadium, shtëpia e Miami Dolphins.
Goli i fundit i shënuar nga Cristiano Ronaldo në Bernabeu ka qenë në 2018 në derbin me Atletico Madrid
‘Duhej ta bëja-tha Jones në përfundim të ndeshjes-i thashë një mikut tim, kur të bëj ndonjë lojë, përgatitu për atë festim’
Top Channel