Skandal në futbollin anglez; skualifikojnë ish-avokatin e Cristiano Ronaldos
Pas 909 ditësh Barcelona do të kthehet të luajë në shtëpinë e saj, në Camp Nou. Mori fund pritja e gjatë për shkak të rikontruksionit të gjatë për shkak të vonesave në punime, polemikave dhe problemeve që dukej se nuk kishin fund.
Bashkia e Barcelonës autorizoi klubin të hapë disa zona të impiantit ditën e shtunë kur blaugranat do të presin Athletic Bilbao, sfidë kjo ku të pranishëm në shkallët e impiantit do të jenë 45 401 spektatorë. Po kështu, Barcelona konfirmoi se është në kontakt me UEFA për t’u kthyer të luajë në Camp Nou edhe në Ligën e Kampioneve; objektivi është ndeshje me Eintrachtin e Frankfurtit e programuar për t’u luajtur në 9 dhjetor.
Të shtunën, do të jetë hera e parë për Hansi Flick që do të drejtojë skuadrën e tij në impiantin mitik dhe të rinovuar të Barcelonës. Sigurisht ai dhe skuadra e tij kanë zbritur më parë në fushën e Camp Nout në 7 nëntor për të kryer një seancë stërvitore që u ndoq nga 23 mijë tifozë të pranishëm. Kështu pas 2 vitesh dhe 178 ditësh Barcelona kthehet në shtëpi…
Top Channel