Kualifikueset/ Ukraina mund Islandën dhe dërgon Shqipërinë në vazon e tretë, Serbia fiton me vuajtje kundër Letonisë (Rezultatet)

16/11/2025 19:59

Janë luajtur dhe tre sfida të tjera pasditen e kësaj të diele në Kualifikueset e Botërorit 2026.

Serbia që ishte në grup me Shqipërinë, mundi me vuajtje Letoninë brenda me rezultatin 2-1, një rezultat që nuk i shërben për asgjë serbëve.

Një rezultat i keq për Shqipërinë ishte ai mes Ukrainës dhe Islandës, me ukrainasit që triumfuan 2-0 dhe duke lënë kuqezinjtë në vazon e tretë të play off-it.

Sfida tjetër ishte ajo mes Azerbajxhanit dhe Francës, me “Gjelat” që e mbyllën fushatën kualifikuese me një fitore 1-3.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta