“FIFA favorizon ekipet e Amerikës Latine”/ Dibu Martinez i përgjigjet deklaratës së Gattusos: Eja provo të luash njëherë këtu
Kombëtarja shqiptare mbyll sot kualifikueset e Botërorit 2026 me ndeshjen ndaj Anglisë e kualifikuar për në fazën e playoffit, por ajo i ka sytë edhe në dy ndeshje të tjera; Hungari-Irlandë dhe Ukrainë-Islandë.
Në lojë është klasifikimi i FIFA sipas së cilës do të bëhet edhe ndarja në vazo në shortin e playoffit që do të hidhet në 20 nëntor.
Kombëtarja synon që të jetë në vazon e dytë të këtij shorti, por për këtë ajo varet edhe nga rezultatet e ndeshjeve të sipërpërmendura dhe shpresa e kuqezinjve është që Irlanda të fitojë me Hungarinë ndërsa në ndeshjen tjetër, duhet që Ukraina të mos fitojë ndaj Islandës
Në rast të rezultateve të kundërta atëherë kombëtarja jonë do të jetë në vazon e tretë të shortit të playoffit.
Top Channel