1 miliard lekë për papunësinë, paga minimale në 500 euro rrit mbështetjen buxhetore në vitin 2026

16/11/2025 19:49

Rritja e pagës minimale ka bërë që shteti ti dedikojë më shumë para pagesave të papunësisë duke filluar nga viti 2026.

Pagesa e papunësisë ose thënë ndryshe mbështetja financiare për të gjithë të papunët, që mbesin të tillë për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës, falimentimit të ndërmarrjes etj. do të marrë nga buxheti i shtetit rreth 1 miliardë lekë  vitin e  ardhshëm nga 800 milionë lekë që u parashikua për 2025.

“Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në 1 miliardë lekë. Ndërsa  për periudhën 9 mujorë të vitit 225 janë realizuar në masën 506 milionë lekë duke rezultuar 89.9% e planit të periudhës. Kundrejt të njëjtës periudhë të viti 2024 shpenzimet për këtë zë rezultojnë me një rënie në masën 21.4%.”, thuhet nw relacionin e projekt buxhetit pwr 2026.

Konkretisht 1 person që do të mbetet i papunë në 2026, do të përfitojë një pagesë papunësie me vlerë më të lartë se në vitin aktual. Ndërsa cdo qytetar I kategorizuar përfiton si pagesë rreth 50% të vlerës së pagës minimale, me rritjen e këtij treguesi në 2026 në 500 euro, 1 qytetarë i papunë do të marrë 250 euro si mbështetje nga 200 euro në 2024. Por në relacionin e buxhetit vihet në dukje mbështetja që duhet dhënë për këto kategori.

“Ndërsa varfëria bie, progresi është i pabarabartë dhe grupet vulnerabël siç janë të papunët kërkojnë politika dhe programe mbështetëse të dedikuara”, thuhet mw tej.

Pagesa e papunësisë shpërndahet për 3 deri 12 muaj përfitime nëse kontributet janë paguar nga 1 vit në 10 vite.  Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave niveli i papunësisë ka rënë ndër vite. Në tremujorin e dytë të 2025 ky tregues arriti në 8.5% me një përqindje më të lartë tek gratë dhe pak më e ulët te burrat. Ndërsa në të njëjtin trend vijon edhe tek të rinjtë 15-29 vjeç.

BUXHETI PËR PAPUNËSINË

 

2025               800 milionë lekë

2026                1 miliardë lekë

 

RRITJA E PAGESËS

 

2025                            200 EURO

2026                            250 EURO

 

 

NIVELI I PAPUNËSISË NË TR.2

 

PAPUNËSIA                  8.5%

TË RINJTË                    15.1%

BURRA                           7.5%

GRA                                 9.8%

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta