I riu shihet si pasardhësi i Hysajt në Kombëtare, Bulku zbulon prapaskenat me Kurtulan: Jemi në bisedime, shpresojmë ta kemi në ndeshjet e shtatorit
Në një ndeshje historike për ekipin kuqezi, gëzimi dhe festa mbizotëruan në fushë dhe në tribunat e ultrasve që kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin.
Por njëri prej lojtarëve nuk ishte pjesë e këtij entuziazmi: Armando Broja.
Sulmuesi u duk i zhgënjyer për performancën e tij, duke qëndruar larg festës dhe duke shfaqur emocione të forta. Ishte Elseid Hysaj ai që iu afrua dhe e inkurajoi për t’iu bashkuar ekipit, sidomos për foton e momentit historik.
Edhe zëvendëspresidenti i FSHF, Lutfi Nuri, i ofroi ngushëllime Brojës, i cili iu bashkua me rezerva pjesës tjetër të ekipit për foton dhe më pas u largua drejt dhomave të zhveshjes i dëshpëruar.
Kliko këtu për videon.
Top Channel