Platforma statistikore zbulon kundërshtarin e mundshëm të Shqipërisë në play-off, kuqezinjtë kanë 19% shanse të ndeshen me…
Aktori Ermal Mamaqi në një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live” adresoi përplasjen e tij që pati me aktoren Ema Andrea në “Goca dhe Gra”.
Mamaqi tha se ai nuk kishte qëllim të ofendonte aktoren në asnjë moment dhe se i kërkon ndjesë nëse pa vetëdije e ka bërë këtë.
Sa i përket frazës “Mu prish gjiza” të cilën aktori e përdori në një video të postuar në mediat sociale duke adresuar portalet që thonin se Ermali u refuzua nga Ema Andrea, ai shpjegoi se është diçka që lidhet “me pjesën time si komik sepse është një gjë që më karakterizon”.
“Nëse Ema është ndjerë e ofenduar, megjithëse ne u takuam me pas edhe u ndamë shume miqësish, nëse është ndjere e ofenduar nga kjo fagmë, nga kjo herezi që unë kam bërë i kërkoj vërtet ndjesë sepse sinqerisht nuk mendojë që Ema ka nevojë për ndihmë, kjo është pak por e sigurt.
Për punën e gjizës, kjo është një gjë tjetër lidhet me pjesën time si komik sepse është një gjë që më karakterizon dhe nuk do doja ta lija pa e përmendur edhe këtë. Kjo pjesa që unë bëjë vazhdimisht nëse e keni vënë re, si të thuash bëjë një formë marketingu me humor edhe tregojë atë anën time humoristike, që është shumë e fortë edhe nuk rri dot pa e bërë, por edhe nga ana tjetër i kthej përgjigje njerëzve që u shqetësuan kaq shumë për refuzimin sikur të kishte ndodhur ndonjë gjë… do bjeri qeveria nëse s’do vij Ema, kjo ishte për humor”, u shpreh Ermal Mamaqi.
Top Channel