“Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës”-kështu shkruhej në një postim të FIFA në rrjetin social Instagram për ‘Dardanët’ duke thurrur elozhe për evoluimin e kësaj kombëtareje që nga debutumi i saj në 2016 e deri më sot.

Në këtë postim, Federata Ndërkombëtare e Futbollit thekson fillimisht se Kosova u shfaq për herë të parë në renditjen botërore në vendin e 190, por që nga ai moment ‘Dardanët’ janë rritur vazhdimisht dhe me shumë shpejtësi duke zhvilluar ndeshje të forta me rezultate surprizë dhe me një identitet të qartë futbollistik që e kanë kthyer Kosovën në një histori suksesi

Më pas FIFA vë në dukje ngjithen e Kosovës deri në vendin e 84 të renditjes së saj, që është edhe rezultati më i mirë i kësaj përfaqësueseje që nga themelimi i saj. Një rezultat që shihet jo vetëm si  një arritje statistikore, por edhe si një simbol I rritjes së skuadrës dhe një tregues i përkushtimit të të gjithë futbollistëve

Por ajo që bie më shumë në sy në këtë postim është fraza: ‘Kosova është aktualisht në vendin e dytë në grupin e saj kualifikues të Botërorit, një pozicion që e bën atë një debutese të mundshme në Kupën e Botës përmes playoffit’

Vetëm një postim i ka mjaftuar FIFA për të shprehur vlerësimin për Kosovën dhe rrugëtimin e saj, me Dardanët që kanë ecur me hapa galopantë…

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta