Konferenca Vjetore e IAIS, Rama me batuta: Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim

14/11/2025 09:29

Shqipëria mikpret një tjetër aktivitet prestigjioz ndërkombëtar, Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit

Kryeministri Edi Rame nisi fjalimin e tij me batuta, duke thënë ‘shpresoj që veshja ime ta tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim’.

“Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim. Në një botë që sa vjen është në rrezik e në një kohë ku e gjejmë veten të rrethuar nga më shumë rreziqe sesa kufij, ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike, luhatja e tregjeve globale janë sfida që kërkojnë prej nesh zgjidhje inovatore.

Dritarja për të për mbushur objektivat e klimës po mbyllet me shpejtësi. Po imponon një kosto të lartë të jetesës sot. Industria e sigurimeve është përballë një sfidë të jashtëzakonshme dhe zgjedhjeve shumë të vështirë për të kthyer rrezikun në rezistencë. Ndërhyrjet kibernetike ndërthuren me stabilitetin ekonomik”, u shpreh ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta