Misioni i FMN-s është shprehur kundër paqes fiskale që qeveria shqiptare ka parashikuar të aplikojë në kuadrin e paketës fiskale që është paraqitur për miratim në Parlament.
Deklarata erdhi gjatë dhënies së konkluzioneve vjetore për ecurinë e ekonomisë shqiptare prej shefes të misionit, Anke Weber në prani të ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
“Kemi parë draftin e fundit të paketës së propozuar për paqen fiskale. Vërejmë se qeveria ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit në forcimin e administrimit të të ardhurave në përputhje me këshillat e FMN-së. Ne kemi frikë që disa prej elementeve të projekt-propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë”, shprehet Anke Weber, shefe e FMN në Tiranë.
Bëhet fjalë për projektligjin e “Marrëveshjes së Paqes Fiskale ku parashikohet të lejohet korrigjimi i pasqyrave financiare nga bizneset. Detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht, me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Borxhet nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026. Në total borxhet tatimore dhe doganore që do të përfshihen në këtë skemë lehtësie arrijnë në rreth 2.1 miliardë euro.
Ndërkohë, ekonomia shqiptare ka mundur të ruajë e të avancojë me trendin pozitiv të rritjes. Ky është konkluzioni i misionit të FMN-s duke analizuar ecurisë së ekonomisë dhe financave shqiptare gjatë 2025. Gjetjet i bëri publike Shefja e Misionit të FMN-s në Tiranë, Anke Weber.
DUBLIM Anke Ëeber SHEFE E FMN TIRANË-
“Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë. Ne parashikojmë një rritje reale të PBB me 3.5 % në 2025 dhe 3.6 % në 2026 nxitur nga kërkesa e fuqishme e brendshme dhe sektori i fortë i turizmit. Politikat e kujdesshme fiskale kanë çuar në një ulje të jashtëzakonshme të borxhit publik gjatë viteve të fundit ndërkohë politika proaktive monetare ka ndihmuar që inflacioni të ulet nën objektiv.”, shtoi ajo.
Megjithatë tha shefja e FMN-s mbeten disa sfida.
“Trysnia fiskale nga shpenzimet sociale dhe për mbrojtjen mund të gërryej hapësira fiskale nëqoftëse nuk trajtohet. FMN-ja rekomandon rritjen e të ardhurave relativisht të ulëta tatimore duke harmonizuar shpenzimet tatimore duke çuar përpara reformat në fushën e pronës. Të rritet transparenca fiskale. Po dalin rreziqe të reja financiare. Është parë rritje e fortë në huadhënien bankare gjithashtu pjesa e valutës duhet menaxhuar me kujdes”, theksoi Weber.
Petrit Malaj ministër i financave u shpreh se ekonomia e vendit tonë ka ruajtur trajektoren pozitive të zhvillimit.
“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6%, një performancë që dëshmon shëndetin e saj të mirë. Kjo rritje ka qenë gjithëpërfshirëse, duke prekur praktikisht të gjithë sektorët ekonomikë”, u shpreh Malaj.
Parashikimi për vitin 2025 mbetet optimist, me një normë rritjeje prej 3.9%, e mbështetur në dinamikat solide të ekonomisë reale. Konsumi privat është rritur me 3.3%, investimet totale me 4.1%, ndërsa projektet strategjike në infrastrukturë dhe energji vazhdojnë të gjenerojnë efekte multiplikuese.
Guvernatori Gent Sejko renditi faktorët me ndikim në ecurinë e ekonomisë shqiptare.
“Inflacioni i konsumit ka qëndruar në nivele të ulëta, ndërsa rritja e kërkesës në tregjet vendase ka sjellë të ardhura më të larta dhe ka përmirësuar bilancet familjare. Një tjetër zhvillim pozitiv është rritja e eksporteve të shërbimeve, e cila ka ndihmuar në kompensimin e rënies”, u shpreh Sejko.
Top Channel