Norvegjia është shumë pranë kualifikimit historik në Botëror, për këtë mjafton të mposhtë Estoninë në Oslo për të prerë biletën për në kompeticionin e vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Por këto ditë ai që po diskutohet shumë është cështja që ka përfshirë Andreas Schjelderup. Në fundjavë, sulmuesi i ri i Benfica ka pranuar se ka shpërndarë në Snapchat një video që drejtësia e klasifioi me përmbajtje seksuale me të mitur. Video është e vitit të kaluar kur Schjeldrup ishte pjesë e skuadrës Nordsjaelland. Për këtë arsye, futbollisti të mërkurën e ardhshme do të shfaqet në gjykatë në Kopenhagen për t’u përgjigjur për veprimet e tij. ‘Krimi për të cilin do të dënohem nuk pasqyron personin tim dhe as atë cfarë përfaqësoj-është shprehur Schjelderup në një postim në Instagram teksa bëri apelin për të tjerët që të mos e shihnin dhe as të mos e shpërndanin atë video me përmbajtje të dëmshme apo ofensive.

Ndërkaq, sulmuesi 21 vjecar është grumbulluar rregullisht në kombëtare nga trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken për ndeshjet vendimtare me Estoninë dhe Italinë. ‘Bëri një gjë shumë idiote-pohoi trajneri në konferencën për shtyp-do të marrë dënimin në Danimarkë dhe e meriton. Kështu që përse duhet ta dënoj edhe unë? Nuk besoj se do të ishte e drejtë. Edhe pse ajo që bëri është shumë e rëndë, jam i sigurt se grumbullimi i tij në skuadër është vendimi i duhur’.

Në të njëjtën linjë me trajnerin qëndron edhe Federata Norvegjeze e Futbollit. Edhe presidentja Lise Klaveness që është avokate me profesion, pas një takimi me avokatin e futbollistit arriti në përfundimin she Schjeldrup nuk duhet përjashtuar nga skuadra. ‘Jemi shumë të bindur për vlerësimet tona dhe mendojmë që të mos ketë sanksione të mëtejshme’-deklaroi ajo për NRK

Një linjë që është përqafuar edhe nga Benfica. Portugezët do të ndjekin nga afër evoluimin e cështjes, por edhe ata konfirmuan se nuk do të sanksionojnë futbollistin. Ditën e diel, Schjelderup  qëndroi në stol në barazimin mes Benfica dhe Casa Pia me skuadrën nga Lisbona që coi dëm avantazhin e dyfishtë 2-0.

Megjithatë kjo cështje duket se ka shkaktuar polemika. Në Norvegji është hapur një debat për mundësinë e përfshirjes së Schjelderup në listën e 24 futbollistëve të grumbulluar. ‘A mund t’i kërkojmë publikut në Ullevaal të duartrokasë një njeri që pas pak javësh do të jetë në proces me akuzën e shpërndarjes së materialeve seksuale me minorenë?-shkruhet në median norvegjeze. Por në anën tjetër, nëse Schjelderup po falet është për shkak të moshës si dhe për pranimin publikisht të fajit të tij. Sulmuesi, një prej talenteve më premtues në vend këtë verë festoi 21 vjetorin e tij dhe në momentin kur shpërndau videon ai ishte vetëm 19 vjeç

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta