Reali i Madridit prej pak muajsh ka nisur një aventurë të re me një trajner tjetër në pankinë, Xabi Alonso që zëvendësoi një legjendë të trajningut botëror si Carlo Ancelotti.

Ishte ky një ndryshim që erdhi në një moment të rëndësishëm duke parë edhe numrin e madh të talenteve të reja që Alonso mund t’i nxjerrë në pah dhe t’i vendosë përkrah lojtarëve më ekspertë. Klubi merenges ka shumë dëshirë për të ngritur trofe pas një sezoni të dështuar. Ai që foli për këtë ishte pikërisht Carlo Ancelotti që sezonin e kaluar ishte në pankinën e Los Blancos  me italianin që shpjegoi arsyet që penguan Realin e Madridit të mposhtte rivalët e tij në Spanjë dhe Evropë.

 ‘Problemi ishte humbja e të gjithë lojtarëve titullarë në mbrojtje; Militao, Carvajal, Rudiger që pati disa probleme-tha Ancelotti-e pamë veten të luanim me Valverden si mbrojtës të majtë dhe me shumë improvizime të tjera që sollën dhe humbjen e soliditetit tonë e që na kushtuan shtrenjtë në ndeshjet që duhej t’i fitonim me cdo kusht. Nuk ka arsye të tjera’

Por analiza e trajnerit aktual të Brazilit spostohet edhe te repartet e tjera të fushës.

‘Edhe mesfusha i vuajti këto probleme sepse u detyruam të spostonim Valverden dhe Tchouamenin më prapa dhe është normale që skuadra e ndjeu këtë në mesin e fushës-tha Ancelotti.

Pikërisht në mesfushë, Reali i Madridit humbi Toni Kroos vitin e kaluar, një prej futbollistëve më të fortë, por sipas Ancelottit, lamtumira e tij nuk kishte pasoja negative te skuadra. ‘Kroos ka qenë padyshim një futbollist i rëndësishëm për ne, për ta zëvendësuar duhej të ndryshonim pak strukturën e mesfushës. –tha Ancelotti-mund ta bënim këtë sepse Reali i Madridit ka në radhët e tij mesfushorë shumë cilësorë për këtë mjafton të përmendësh, Valverden, Camavingan, Tchouamenin, Ceballos dhe Bellingham,po kështu edhe Arda Guler që po bën mirë në mesin e fushës. Kroos është zëvendësuar , por duke ndryshuar pak strukturën e repartit. Nuk ishte ai arsyeja e mungesës së fitoreve, por dëmtimet e shumta’

Dhe në fund, Ancelotti bëri një reflektim edhe për eksperiencën e tij aktuale si trajner i Brazilit.

‘Të imagjinoja veten në një klub tjetër pas Realit të Madridit ishte dicka e komplikuar-tha Ancelotti-bëra zgjedhjen e duhur, të përgatisësh Botërorin me Brazilin ëshrë një ëndërr dhe të jesh trajner kombëtareje është një punë më shume reflective që po mësoj ta vlerësoj. Të grumbulluarit për Botërorin? Neymar nuk i ka dyert e mbyllura, duhet vetëm të arrijë formën e tij më të mirë, Vinicius është më i miri dhe Rodrygo po kthehet të jetë i qetë dhe i motivuar’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta