Emigrantët kinezët “mësyjnë” Ballkanin, rruga e preferuar për në BE
Në 17 nëntor mbahet Konferenca e përbashkët me BE për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”, kështu shprehet kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shprehet se asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt objektivit madhor, asaj të mbylljes së negociatave brenda vitit 2027.
“SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE
Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE
Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027
Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,
me një ekonomi që po rritet;
me pensionet që po rriten;
me pagën minimale që po rritet;
me pagat e tjera që po rriten;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit
SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT”, shprehet Rama.
Top Channel