“Të dyja anët e Parlamentit kërkojnë të flasësh si ata”/ Qëndrimet në politikë, Braçe në ‘Goca dhe Gra’: Të vendosin përballë fakteve që duhet të ikësh, por… 07/11 22:37
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku zhvilloi takim me deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Burime bëjnë me dije se takimi u mbajt në zonën e Plazhit të Vjetër. Kryeministri Rama, pasi ka qëndruar rreth 1 orë në një nga lokalet atje është larguar drejt Tiranës.
Takimi në Vlorë është organizuar nga vetë Kryeministri Edi Rama.
Në takim ka marrë pjesë ministrja për Parlamentin dhe deputetja e Vlorës, Erjona Ismaili, si dhe kryetarja bashkisë Brunilda Mersini.
Mes të ftuarve kanë qenë deputeti Vullnet Sina.
Në takim mësohet se është folur dhe për investimit që janë duke u kryer dhe është lënë detyrë për çdo drejtues dhe deputetët.
Top Channel