Medon Berisha dhe kualifikimi i Kombëtares: Po e ëndërrojmë Botërorin..
Kombëtarja shqiptare U21do të luajë mesditën e së enjtes miqësoren e parë të këtij muaji, atë me Moldavinë. Trajneri i kuqezinjve të vegjël foli në prag të kësaj ndeshjeje duke vlerësuar në maksimum skuadrën kundërshtare
‘Kemi bërë katër seanca stërvitore. Grupin e kemi të plotë, nuk kemi pasur dëmtime. Na kanë ndihmuar shumë këto ditë në stërvitje sepse kemi punuar shumë taktikisht. Dita e martë ka qenë shumë intensive, kemi punuar paradite dhe pasdite për të qenë sa më mirë ditën e ndeshjes.-është shprehur Alban Bushi
Për trajnerin Bushi cdo ndeshje është e rëndësishme dhe pse nuk janë sfida kualifikuese
‘Patjetër që është e rëndësishme, për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Pavarësisht se nuk luajmë në kualifikuese, i vlerësojmë maksimalisht këto ndeshje-vijoi Bushi- I kemi vlerësuar dhe në të shkuarën, por gjithsesi Moldavia është për t’u vlerësuar, sepse është një ekip mjaft i mirë, i fortë në fushën e vet. Të vendosin në vështirësi. Kanë vendosur ekipet e mëdha shumë në vështirësi në fushën e vet. Ne do mundohemi që t’i përgjigjemi ashtu siç dimë ne, me atë lojë që bëjmë ne. Të luajmë sa më fort, të jemi sa më bllok mbrapa dhe të ikim me kundërsulm sa më të shpejtë’.
Pas miqësores me Moldavinë, Kombëtarja U21 do të luajë ndaj Ukrainës në 17 nëntor edhe kjo një sfidë miqësore. Janë këto ndeshje që zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e 21 vjecarëve të vitit 2027, me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni
Top Channel