Reagimi i presidentes Vjosa Osmani: Na bëtë krenarë, përgjithmonë me ju Dardanë!
Ish-kampioni i Francës, pas lamtumirës së dytë me Realin e Madridit në verën e vitit 2021, është një emër i kërkuar nga shumë klube europiane, por jo vetëm.
“Do të jem sërish trajner, dhe kjo gjë do të ndodh së shpejti.” Këto janë fjalët e Zinedine Zidane ndërsa përgatitet për rikthimin e tij në stol. Duke marrë pjesë në një ndeshje bamirësie për shoqatën “Një buzëqeshje, një shpresë për jetën” në stadiumin Mayol në Toulon. Fituesi i Topit të Artë në vitin 1998, siç raportohet nga gazeta franceze ‘L’Equipe’, shfrytëzoi rastin për t’u dërguar një mesazh atyre që e prisnin në stol, me një buzëqeshje që ishte thjesht elokuente .
Zidane, të gjitha opsionet në tavolinë për të ardhmen
Pas largimit të tij të dytë nga Reali i Madridit në verën e vitit 2021, ‘Zizou’ ishte përmendur për stolin e disa klubeve europiane, përfshirë Juventusin, Manchester United dhe Bayern Munich. Duke qenë jashtë fushave që nga ajo kohë, Zidane dëshiron të rikthehet në lojë dhe e ardhmja e tij, sipas mediave franceze, është e lidhur ngushtë me ekipin kombëtar francez. Arsyeja? Trajneri aktual, Didier Deschamps, ka njoftuar se do të largohet nga ‘Les Bleus’ pas Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada , duke i dhënë kështu fund një mandati 14-vjeçar. Zidane po përgatitet të marrë stafetën.
Top Channel