Salianji i drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e vendimit për dënimin e tij me burg, e konsideruar të papajtueshëm me ligjin

11/11/2025 09:26

Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për vendimin që u mor ndaj tij, teksa kjo e fundit ka regjistruar ankimimin.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të gjykatave të Lartë, Tiranës dhe Apelit, teksa e ka konsideruar të papajtueshëm me ligjin dënimin e tij me 1 vit burg.

Për këtë ai i është drejtuar Kushtetueses, teksa ish-deputeti i PD, zbatoi vendimin e GJKKO për t’u paraqitur për herë të fundit më 26 shtator, në zbatim të masës së shërbimit të provës.

Në një deklaratë për mediat asokohe ai paralajmëroi se beteja e tij me drejtësinë do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta