Napoli është gati të bëjë një tjetër sforcim në merkaton dimërore për të dalë nga kriza dhe t’i japë një tjetër sinjal mbështetjeje trajnerit Antonio Conte.

Presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis i komunikoi Drejtorit Sportiv Giovanni Manna dhe vetë teknikut se ka bërë gati një fond prej të paktën 50 milionë euro për t’i shpenzuar në sesionin e ardhshëm të merkatos

Prioritet për Conten është një mbrojtës i djathtë, një rol ku Di Lorenzo po e paguan shtrenjtë duke qenë se Napoli nuk ka një alternativë të përshtatshme për këtë rol. Spinazzola mund të jetë alternativë e Di Lorenzos duke parë edhe paraqitjet e mira të Gimenez në krahun e majtë kohët e fundit, por gjithsesi Napoli do hedhë sytë nga merkatoja ku objektivi kryesor është Brooke Norton-Cuffy i Genoa, që vlerësohet 15 milionë euro, por ka edhe alternativa të tjera si Sacha Boey i Bayernit të Mynihut.

Në mesfushë dhe sulm, kërkohen elementët e duhur për të mbuluar mungesën e Anguissës që do shkojë ne Kupën e Afrikës dhe të Kevin De Bruyne që është i dëmtuar dhe që do të kthehet në fushë në muajin shkurt. Për mesfushën Napoli po monitoron Atta dhe Morten Frendrup të Genoas. Ndërsa në sulm sytë janë nga Chiesa, një lëvizje e bujshme kjo që nuk përjashtohet nëse Liverpool pranon një huazim të sulmuesit italian. Një ardhje e Chiesas do të bënte Conten të shkonte sërish te skema 3-5-2 me Lukakun në dyshen e sulmit me Hojlund. Por drejtuesit e Napolit kanë edhe cështje të tjera për të zgjidhur sic është ajo e rinovimeve.

Rrahmani është shumë pranë zgjatjes së kontratës së tij edhe për 2 vjet, mungojnë vetëm disa detaje të vogla, ndërsa në rastin e Anguissa, ky i fundit kërkon një rritje të pagës, por diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e madhe. Çështja tjetër ka të bëjë me largimet dhe sidomos pozicionin e Marianuccit, ndërsa sulmuesi Lucca nuk është në merkato pavarësisht paraqitjeve zhgënjyese në këtë fillim sezoni.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta