Përvetësoi fonde publike kur shërbeu si ministër financash, arrestohet ish-presidenti bolivian Luis Arce
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së martës qytetin e Udines.
Katër persona mbetën të plagosur në një përplasje të armatosur të ndodhur në Via della Roggia, pranë zonës së ish-thertores dhe selisë rajonale.
Mes të plagosurve janë dy burra të moshave 23 dhe 38 vjeç, të cilët u qëlluan respektivisht në bark dhe në ijë. Njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike. Një i tretë u dërgua në spital me kod të verdhë, ndërsa personi i katërt shkoi vetë në urgjencë. Sipas hetimeve të para, ngjarja lidhet me një konflikt të dhunshëm mes dy familjeve me prejardshje rome.
Burime hetimore, të konfirmuara edhe nga dëshmitë në vendngjarje, raportojnë se rreth orës 18:30 dy grupe — një burrë me dy fëmijët e tij nga njëra anë dhe dy vëllezër nga ana tjetër — kishin caktuar orën dhe vendin kur do të takoheshin në një zonë të errët të kompleksit Ater. Fillimisht pati një konfrontim fizik, ku thuhet se u përdor edhe një prerës kutish.
Debati u zhvendos më pas ku shpërthyen edhe të shtënat. Sipas dëshmive, vëllezërit dyshohet të kenë qëlluar të parët, ndërsa treshja u kundërpërgjigj me armë. Të shtënat, sipas informacionit paraprak, janë drejtuar kryesisht drejt gjymtyrëve të poshtme.
Një person i tretë mbërriti më pas për të ndihmuar njërën palë, i ngarkoi të plagosurit në një makinë dhe i largoi nga zona. Në vendngjarje u gjetën të paktën një duzinë gëzhoja. Njëri nga fëmijët kishte humbur shumë gjak dhe nuk jepte shenja jete në momentin e parë, por u stabilizua dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Tre të plagosurit e dërguar në spital ishin babai dhe dy djemtë e tij. Nga dy vëllezërit e palës tjetër, njëri shkoi vetë në spitalin e Udines, ndërsa tjetri është ende në kërkim. Policia po vijon kërkimet në gjithë zonën dhe në kampet rome të qytetit.
Ekspertët e kriminalistikës po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Top Channel