Vijon momenti jo i mirë për Realin e Madridit, Celta Vigo e gjunjëzon në shtëpi, Barcelona nis arratinë
Jonathan David është ndoshta pasqyra e situatës aktuale të Juventusit. I transferuar në Torino në muajt e verës me shumë zhurmë, kanadezi deri tani ka shënuar vetëm 1 gol, atë në ndeshjen e parë të kampionatit italian ndaj Parmës për të regjistruar më pas një sërë rastesh të humbura, shpesh mundësi shumë të mira shënimi
Tani bardhezinjtë kanë në stol Luciano Spalletti në vend të Igor Tudor, por David duket se nuk ka ndryshuar aspak dhe kështu të Zonja e Vjetër po mendohet për mundësinë e një shitje të mundshëm të tij. Klubet që e vlerësojnë Jonathan David nuk mungojnë, sidomos në Premier League ku Tottenham dhe Chelsea janë gati ta presin me krahëhapur, por edhe në Itali është një skuadër që ka shfaqur interesin e saj.
Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’ është pikërisht Milani ai që po mendon të marrë ish qendërsulmuesin e Lille për të zëvendësiar Santiago Gimenez. Jonathan David duket se ka karakteristikat që kërkon Massimiliano Allegri me livornezin që është gjithnjë e më pak i bindur nga meksikani, por edhe nga sulmuesi tjetër Christopher Nkunku. Por kuqezinjtë, përpara se të mendojnë për blerje duhet të largojnë ndonjë futbollist.
Në fakt Milan duhet të gjejë një klub të gatshëm për të blere Gimenez që në merkaton e janarit, për të studiuar terrenin me Juventusin e për të kuptuar nëse janë kushtet për një huazim me të drejtë blerjeje. Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, por nëse shihet ndonjë progres në terren dhe nëse David do të vazhdojë me këto paraqitje, atëherë gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt.
Top Channel