Dosja ‘Plumbi i Artë’/ “Jemi antidroga”, dëshmon Haxhia: Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet, më thanë…

11/11/2025 15:39

Vazhdon procesi i dosjes ‘Plumbi i Artë’ në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin, raporton se dëshmitarja e radhës është A. Haxhia që tregoi detaje nga grabitja që i ka ndodhur.

“Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet”, kështu e ka nisur dëshminë Haxhia, ndërsa shtoi se autorët ishin të maskuar dhe i grabitën paratë dhe bizhuteritë.

Ato 15 minuta kur në dhome hynë dy persona me kapice dhe doreza mua më janë dukur 15 vjet. Njëri nga ata kishte armë pistoletë ne dorë. Dëgjova zhurma shpërthyen derën, ata hynë brenda. Ata thanë ‘jemi antidroga, këtu ka drogë’. Mora telefonin, erdhi njëri i maskuar ma hoqi telefonin nga dora. Tha ‘mos lëviz se të vras djalin’ dhe më thanë ‘mbulohu’.

Më goditën dhe mbështolla djalin. Nga dhoma tjetër ishte vjehrra me djalin e vogël. Pastaj morën gjithçka në shtëpi nga kursimet e djali, kursimet gati 2 mijë euro dhe bizhuteritë orën, unazën çdo gjë. Ata ikën vetëm kur erdhi vjehrra, edhe me atë kushte ndodhur e njëjta gjë. Më tha ‘zbuloje kokën se ata ikën’. Vjehrra tha se edhe atë e kishin shtyrë dhe e kishin mbyllur në banje. Po ashtu tha ‘e qëlluan’ dhe ajo ishte përgjigjur duke e qëlluar njërin nga grabitësit me shapkë.

Më vonë telefonova motrën time dhe i thashë: hajde na sill lekë se nuk kam as 200 lekë t’ju jap bukë fëmijëve”, ka dëshmuar ajo,

Top Channel